Më ftohtë në Kodër të Diellit, Manastir dhe Kriva Pallankë

Nga admin
473 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 19 janar – Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit, ku në orën 7 janë matur -12 gradë, pas çka vijojnë me -10 në Berovë, -9 Kriva Pallankë, -8 Gjurishtë, -7 Shkup – Petrovec, Kumanovë dhe Hanet e Mavrovës, -6 Krushevë dhe Vinicë. Në Veles, Pozharan dhe Topollçan, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) regjistroi -5 gradë Shkup – Zajçev Rid, Prilep dhe Shtip, -4 Pretor, -3 Strumicë, Ohër, Kavadar, Tetovë dhe Manastir -2, Demir Kapi -1, ndërsa në Gjevgjeli 1 gradë.   

Në Kodër të Diellit ka 24 centimetra borë, 7 në Hanet e Mavrovës, 4 në Krushevë. 

Siç njoftoi DPHM, sot në mëngjes moti ishte me vranësira të vogla deri mesatare dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. 

Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 0 deri 6 gradë. 

Në Shkup, mot me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 4 gradë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër