Më shumë vdekje sesa lindje

nga Xh M

Shkup, 27 nëntor – Në tremujorin e tretë të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2025, numri i lindjeve të gjalla është 4 431 fëmijë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i tyre është zmadhuar për 3.7%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në kohën kur në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 4 431 lindje, janë regjistruar edhe 4 849 vdekje, edhe pse numri i vdekjeve ka shënuar rënie për 0.5 përqind.

“Shtimi natyrorë është negativ dhe është -418, që do të thotë, për kaq persona është më i vogël numri i lindjeve të gjalla nga numri i vdekjeve”, raportoi Enti, duke përkujtuar se shtimi natyror vitin e kaluar ishte -604 në këtë periudhë.

Në këtë periudhë ka pasur vetëm 17 lindje të vdekura, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin 21.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More