Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i angazhuar me ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë në Shqipëri

Nga D. V.
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 gusht, Zhurnal.mk – Zjarret masive kanë përfshirë Shqipërinë dhe disa vende të tjera europiane, duke marrë jetë njerëzish dhe shkatërruar banesa, ekosisteme, toka bujqësore, infrastrukturë, trashëgimi kulturore dhe ekonomi lokale.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh se në këtë situatë Europa qëndron e bashkuar dhe asnjë vend nuk duhet t’i përballojë i vetëm zjarret.

Ndaj përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë po dërgohen atje ku nevoja është më e madhe.

Po ashtu “Copernicus”, sistemi i BE-së për vëzhgimin e Tokës, po mbështet shërbimet e emergjencës me informacion të shpejtë dhe të besueshëm gjeohapësinor.

“Mbrojtja e jetës, komuniteteve dhe mjedisit është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftimin për shtyp të delegacionit të BE-së në Tiranë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër