Shkup, 24 mars – Anëtari i Kryesisë Qendrore të ASH-së, Remzi Memedi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, lidhur me mekanizmin e Badenterit.
Memedi e ka cilësuar të papranueshëm qëndrimin se më mirë të mbyllet Gjykata Kushtetuese sesa të zbatohet ky mekanizëm, duke theksuar se një logjikë e tillë vë në pikëpyetje funksionimin e institucioneve.
Sipas tij, nëse Gjykata Kushtetuese nuk funksionon mbi parimin e Badenterit, atëherë në mënyrë të njëjtë mund të shtrohet edhe çështja e funksionimit të Kuvendit, duke ngritur dilemën nëse duhet të vazhdojë të funksionojë në të njëjtat kushte.
Ky reagim vjen në një kohë kur debati për përfshirjen e mekanizmit të Badenterit në institucionet shtetërore është rikthyer në fokusin e opinionit publik.
