Preshevë, 8 nëntor Zhurnal.mk – Deputeti i zgjedhur shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Visar Memeti i ka quajtur si shumë të rëndësishme zgjedhjet e sotme për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Ai ka thënë se megjithatë, interesimi i qytetarëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje ka qenë i ultë.
“Rëndësia patjetër që është e madhe duke e ditur që problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët këtu në Luginë, e posaçërisht në fusha të cilat i mbulon Këshilli Nacional Shqiptar… Mirëpo, për fat të keq interesimi është i dobët. Motivimi jo sa duhet. E për këtë besoj që duhet një analizë më e thellë se përse kjo kjo është duke ndodhur.”, ka thënë ai.Ai ka përmendur disa faktorë për mungesën e interesimit të qytetarëve për këtë proces në Luginë.
“Ka disa faktorë që kanë ndikuar, ku një prej tyre janë zgjedhjet e njëpasnjëshme. Siç e ceka në fillim para dy javëve kishim zgjedhje parlamentare, tash sot kemi prapë zgjedhje. Ky është një prej faktorëve. Faktor tjetër është nuk e di partitë politike në të kaluarën disi zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar i kanë vendosur si në plan të dytë. Një tjetër faktor është lista e votuesve…etj”, ka thënë ai.
