“Mendoj se ishte magjik”, Neymar zbulon idhullin e tij

Nga D. V.
250 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Superylli brazilian dhe një nga futbollistët më të mirë të 15 viteve të fundit, Neymar ka shprehur admirimin e tij për legjendën holandeze, Dennis Bergkamp.

Neymar, i cili është 34 vjeç dhe shpreson të luajë në Kupën e Botës, e cila mbahet këtë vit për herë të parë në historinë e tre vendeve, SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, tha në një video promovuese për Ziggo Sport se i pëlqeu shumë të shikonte Bergkampin.

“Unë jam një lojtar që merr rreziqe në çdo moment. Të bësh gabime është pjesë e zhvillimit tënd, dhe për këtë arsye edhe pjesë e rutinës tënde.”

“Më pëlqente shumë të shikoja Dennis Bergkampin; ai ishte magji e pastër”, ka thënë Neymar.

Si kujtesë, Neymar është ende futbollisti më i shtrenjtë në botë, duke pasur parasysh se Barcelona e shiti atë te PSG në vitin 2017 për 222 milionë euro.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër