Menduh Thaçi në takim në Ambasadën Amerikane

Nga D. V.
1,205 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 mars – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, zhvilloi një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup me znj. Kelly R. McCaleb, Zyrtare Politike në Ambasadën e SHBA-së.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zhvillimet në skenën politike, si dhe për synimet e përbashkëta të sigurisë dhe partneritetin strategjik.

Kryetari Thaçi theksoi rëndësinë e përshpejtimit të reformave demokratike dhe të proceseve që e afrojnë vendin drejt Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se stabiliteti politik dhe funksionimi i institucioneve demokratike janë elementë kyç për të ardhmen euro-atlantike të shtetit.

Kryetari Thaçi gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë vendit ndër vite, duke theksuar se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara mbetet një nga shtyllat kryesore për stabilitetin, sigurinë dhe përparimin demokratik të vendit.

PDSH mbetet e përkushtuar ndaj vlerave demokratike, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimit të agjendës euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër