Metani takime në DASH: Mbështetje forcimit të institucioneve të drejtësisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 02 tetor, Zhurnal.mk –  Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani po zhvillon një vizitë pune në Uashington D.C., ku është takuar me përfaqësues të institucioneve të ndryshme amerikane.

Në kuadër të vizitës, Metani është pritur në Departamentin e Shtetit, ku ka zhvilluar një takim me zyrtarë të këtij institucioni.

Metani u takua me Amy Carnie, drejtore e Zyrës për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Gjatë takimit ai shprehu mirënjohjen për vlerësimin e saj për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcimin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë.

“Rikonfirmuam rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për avancimin e shtetit të së drejtës, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të parimeve të llogaridhënies dhe integritetit institucional”, u shpreh Metani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër