“Metodë banditeske pune”, Ymeri me akuza për komisionin e Ekonomisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 nëntor, Zhurnal.mk – Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, ka thënë se metoda e funksionimit të anëtarëve të komisionit të Ekonomisë nga pozita është një metodë “banditeske pune”.

“Qasja se ne i kemi votat dhe sjellim ligje pa lexim, ne heqim raportimin e paligjshmërisë edhe të krimitpak a shumë, përkthehet në: „ne jemi 6 vetë, bëjmë ç’të duam, sepse jemi 6 veta, ndërsa ju jeni më pak“, shkroi ajo në Facebook.

“Kështu po funksionon Komisioni i Ekonomisë tash e dy legjislatura, por shmangia e raportimit nga një autoritet ku stafi është dhunuar fizikisht përbën një akt të paprecedentë.

​Gjithashtu, thirrja në pakot evropiane pa respektuar standardet evropiane të zbatimit të ligjit është tradhti e parimeve, thënë më së buti”, Ymeri.

Sipas saj, kjo është Republika e Kosovës nën udhëheqjen e Vetëvendosjes, teksa ka shtuar se kur nuk po funksionojnë institucionet e as drejtësia, jo shumë larg këto të dyja do kthehen prapë tek qytetaria.

artikuj të ndërlidhura