Mexhiti dhe Kasami tek Abazi për një vit punë në Bogovinë: I çojmë përpara projektet dhe u përgjigjemi nevojave të qytetarëve

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Bogovinë, 05 nëntor, Zhurnal.mk – Bashkëkryetarët e VLEN-it, kanë qëndruar sot për vizitë në Komunën e Bogovinës, ku është pritur nga kryetari i komunës, Feti Abazi në kuadër të njëvjetorit të marrjes së detyrës.

Bashkëkryetarët, bashk me ministra, zëvendësministra dhe deputetë të zonës kanë diskutuar investimet e realizuara, projektet që janë në zhvillim e sipër dhe planet për periudhën e ardhshme.

Përmes një postimi në Fejsbuk, kanë bërë të ditur se në fokus të diskutimeve kanë qenë përmirësimi i infrastrukturës në vendbanimet e Bogovinës, zhvillimi i turizmit dhe blegtorisë, si dhe krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve të reja.

“Vetëm duke bashkërenduar punën mes pushtetit lokal dhe atij qendror mund t’i çojmë përpara këto projekte dhe t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve”, ka theksuar Mexhiti.

Në takim është diskutuar edhe për nevojat konkrete të komunës dhe projektet që kërkojnë angazhim të përbashkët të institucioneve lokale dhe qendrore, me qëllim të realizimit të investimeve dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e Bogovinës.

artikuj të ndërlidhura