Mexhiti: Lavdi të rënëve, 2 Maji ditë krenarie për historinë tonë

Nga B.M
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup/Kumanovë, 2 maj, Zhurnal.mk – Izet Mexhiti ka përkujtuar 2 Majin si një nga momentet më domethënëse të historisë, kur Karadaku u shpall Zonë e Lirë. Ai theksoi se kjo ditë simbolizon qëndresën dhe vendosmërinë për liri përballë sfidave të kohës.

Siç tha Mexhiti, guximi dhe sakrifica e njerëzve të asaj periudhe hapën një kapitull të ri shprese dhe dinjiteti.

“2 Maji mbetet një nga momentet më domethënëse të historisë sonë, dita kur Karadaku u shpall Zonë e Lirë, si simbol i qëndresës dhe vendosmërisë për liri.

Ajo kohë ishte e mbushur me sfida, por edhe me guxim të pashoq të njerëzve që nuk u dorëzuan përballë vështirësive. Nëpërmjet sakrificës së tyre u hap një kapitull i ri shprese dhe dinjiteti për këtë vend.

Sot e kujtojmë këtë ditë me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në atë rrugëtim, duke na lënë trashëgimi lirinë që e gëzojmë sot.

Lavdi dhe nder për të gjithë të rënët dhe përjetësisht respekt për historinë tonë”, ka shkruar Mexhiti

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër