Shkup, 5 Mars, Zhurnal.mk – Vendimi i Gjyatës Kushtetuese se gjuha shqipe duhet që të jetë prezente së bashku me gjuhën maqedonase në mallërat në tregun e Maqedonisë së Veriut, është përshëndetur sot nga Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
“Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u mbrojt dhe u konfirmua detyrimi që deklaratat, etiketat dhe dokumentet e produkteve të jenë edhe në gjuhën shqipe, është dëshmi e qartë se e vërteta është në anën tonë,” tha ai në një deklaratë përmes Facebook.
“Shqiptarët janë popull konstituiv në këtë shtet dhe gjuha shqipe është realitet që askush nuk mund ta kufizojë. Ne punojmë me përkushtim, qetë dhe në mënyrë institucionale që të drejtat e Shqiptarëve çdo ditë të konfirmohen, garantohen dhe avancohen. Vazhdojmë përpara, me kokën lartë dhe me vizion të qartë për një shoqëri të barabartë!,” shtoi ai.
Gjykatës Kushtetuese e vendit e ka hedhur poshtë kështu një ankesë të avokatit maqedonas Valentin Pepelugoski.
Gjyqtarët e hodhën poshtë kërkesën e Pepelugoski-it për të hequr pjesë nga 6 nenet e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve.
Në ankesën e tij, Pepelugoski kishte pretenduar se gjuha shqipe nuk duhet përdorur në etiketat dhe dokumentacionin përcjellës informues të mallërave.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e konfirmon kushtetueshmërinë dhe ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe për çështjen në fjalë.
Mexhiti mirëpret konfirmimin e gjyatës kushtetuese për përdorim të gjuhës shqipe tek mallërat
890
