Mexhiti porosi Konstandinovskit: Nëse të pëlqen politika largohu nga Kushtetuesja

Nga Xh M
495 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 mars, Zhurnal.mk – Kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka ftuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuse që të përkushtohet në kryerjen e detyrës që ka dhe mos të merret me politikë ditore.

“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë në nivel të detyrës. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese më tepër ka filluar të sillet si kryetar partie apo si një institucion që merret me politikë ditore sesa kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Nuk është rregull që kryetari I Gjykatës Kushtetuese të jetë komentues i ngjarjeve politike në bazë ditore. I bëj apel që të jetë në nivel të detyrës si kryetar i Gjykatës Kushtetuese nësë dëshiron që ta respektojmë atë institucion, ashtu siç duhet respektuar. Por me deklarimet e tij ai ngjan se më shumë ka dëshirë të merret me politikë ditore. Nëse është kështu, le ta lëshojë atë pozite dhe të del për deputetë ose për ndonjë pozitë tjerë politike ku mund t’i shprehë qëndrimet e tij për politikat ditore”, u shpreh Mexhiti në podcasting e portalit Ora24.

Mexhiti: VLEN është parti republikane, tjerat janë parti lokale

“Tash dëgjojmë votuesin që në vazhdimësi kërkojnë që VLEN të jetë një, VLEN flet me një zë është më i faktorizuar brenda ekzekutivit, brenda rajonit, ndërkombëtarëve dhe ka fuqi më të madhe dhe shumë faktorë shkojnë në këtë drejtim. Pas fitores së thellë të VLEN, kemi punuar intensivisht në këtë drejtim dhe nëse e marrim hapësirën në vend, vetëm VLEN është parti republikane, të tjera janë lokale, ka shtrirje prej Dollneni deri në Dibër”, ka thënë Mexhiti.

Ai thekson se VLEN tani është shumë më fuqishëm dhe i përfaqëson shqiptarët më gjerë.

“I besojmë kësaj ideje. Mbrëmë e kemi vazhduar këtë ta trajtojmë, në muajin maj do të mbahet Kuvendi apo Kongresi i bashkimit si një parti politike me shkrirjen e të gjitha subjekteve”, tha Mexhiti.

Provimi i jurisprudencës në shqip, Mexhiti: Është formuar grup ekspertësh, e kemi biseduar edhe brenda VLEN-it

Mexhiti ka folur edhe për çështjen e provimit të jurisprudencës në shqip. Ai ka thënë është formuar grupi i ekspertëve që punon intensivisht për ta mbyllur këtë çështje.

“Edhe partneri më i vogël në qeveri duhet të reflektojë. Mbrëmë e biseduam në kryesinë e ngushtë në VLEN me zv/kryeministrin e parë, është krijuar grup pune brenda qeverisë për zgjidhjen ligjore të saj”, ka thënë Mexhiti.

Nuk pati vullnet nga ministrat shqiptarë të Drejtësisë

Sipas tij, nuk është çështja e vetme, ka edhe tjera që nuk janë zgjidhur në të kaluarën, kur i kemi pasur edhe ministrat e Drejtësisë shqiptarë dhe këtë po e bëjmë si përpjekje siç shton, “edhe kur në këtë detyrë është z.Fillkov”.

“Nuk e them si arsyetim, por kanë mbetur të hapura dhe të pazgjidhura edhe kur ministrat kanë qenë shqiptarë dhe e kanë pasur MO-në si pjesë të kushtetutës dhe rendit të Maqedonisë. Për atë është formuar grupi i ekspertëve që punon intensivisht për ta mbyllur këtë çështje që mos i lodhim studentët më me këtë çështje”, ka thënë Mexhiti, njëherësh kryetar i komunës së Çairit.

Mexhiti “godet” Taravarin: Prej në krye të VLEN-it, përfundoi në bisht të BDI-së

Lidhur me akuzat e fundit të Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët, Mexhiti tha se nuk ka pse mërzitet z.Taravari për VLEN, sepse VLEN jo vetëm që është i bashkuar, por po bëhet një.

Ai u shpreh se Taravari me ASH-në e tij prej në krye të VLEN-it, përfundoi në bisht të BDI-së.

Nuk i ka punët në terezi as me BDI-në

“Kalkulimet në analizat e sollën ASH-në në këtë derexhe, i besuam dhe në fund përfundoi në BDI. Te VLEN ka pasur ofertën të ketë 5 komuna, përfundoi me 2 komuna. Edhe sot nuk i ka punët në terezi edhe me BDI-në në Gostivar dhe shumë shpejt edhe atje do të dalin në sipërfaqe mospajtimet dhe nuk mund t’i bashkosh dy struktura që në vazhdimësi për 20 vite janë përplasur mes veti. Me këto kalkulime dhe analiza prej në krye të vendit në VLEN, ai përfundoi në bisht të BDI-së dhe këtu do të jep llogari”, tha Mexhiti.

Sipas kreut të Çairit, Mexhiti, nuk ka pse mërzitet Taravari për VLEN, sepse siç shton, “VLEN jo vetëm që është i bashkuar, por po bëhet një”.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër