Mickoski: Fetai kthehet në Bruksel, riformatimi i Qeverisë në maj ose qershor, priten rotacione të resorëve

Nga Xh M
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 prill Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski ka konfirmuar se Arben Fetai nuk do të jetë më ministër për qeverisje të mirë dhe transparencë, duke bërë të ditur se ai pritet të rikthehet në Bruksel.

Në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” në TV Sitel, Mickoski tha se vendimi është marrë pas bisedimeve të drejtpërdrejta me Fetain, i cili ka shprehur gatishmëri që të vazhdojë angazhimin e tij në institucionet evropiane.

“Diskutuam personalisht dhe ai më njoftoi se në të ardhmen nuk e sheh veten më pjesë të Qeverisë që unë drejtoj. Duke marrë parasysh përvojën dhe kontaktet e tij në Bruksel, besoj se mund të jetë një mundësi e mirë që ai të angazhohet në kuadër të administratës evropiane”, deklaroi Mickoski.

Sa i përket riformatimit të Qeverisë, ai theksoi se ndryshimet pritet të ndodhin në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit, duke paralajmëruar edhe rotacione të mundshme të resorëve dhe ndryshime në kabinetin qeveritar.

Ai shtoi se aktualisht është i fokusuar në organizimin e brendshëm të VMRO-DPMNE, ndërsa më pas, në koordinim me partnerët e koalicionit, do të vendoset për ndryshimet konkrete.

Për momentin, jozyrtarisht mësohet se VMRO-DPMNE pritet të marrë Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa VLEN Ministrinë e Arsimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër