Mickoski kushtimisht pajtohet për ndalimin e shtetësisë së dyfishtë edhe për ministrat e kryetarin

Nga D. V.
678 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 Prill, Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, sot tha se ai pajtohet me idenë e kryetares së vendit Gordana Siljanovoska-Davkova që bëhen ndryshime ligjore për shtetësinë për t’ua ndaluar anëtarëve të qeverisë e kryetarit të vendit shtetësinë e dyfishtë, pos anëtarëve të kuvendit, nëse një gjë e tillë është e mundur me kushtetutë.

“Nëse ekspertët ligjorë, ekspertët e së drejtës kushtetuese thonë se nuk ka problem, atëherë unë e mbështes absolutisht këtë. Unë nuk kam shtetësi të dyfishtë, e as nuk kam ndërmend që të kem shtetësi të dyfishtë. Shtetësia ime është maqedonase, dhe po, le të zgjerohet nëse ligji dhe Kushtetuta e lejojnë”, iu tha sot Mickoski gazetarëve.

Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova javën e kaluar doli kundër shtetësisë së dyfishtë për anëtarët e kuvendit e të qeverisë, e poashtu edhe për personin që e mbanë postin e kryetarit të vendit.

Ajo u tha mediave vendore se ky ndalim duhet që të rregullohet me ligj, duke iu bashkëngjitur kështu qëndrimeve të LSDM-së, e cila me propozimet e saja ndaj atyre të VMRO-DPMNE, tha se ndalimi duhet që të vlejë për deputetët, qeveritarët, përderisa partia e Hristijan Mickoskit, ka propozuar që ky ndalim të bëhet vetëm për deputetët, dhe ata të kuvendit të ardhshem e jo të tashëm.

Javën e kaluar, LSDM tha se VMRO-DPMNE e ka tërhequr nga kuvendi propozimin e saj për ndalim shtetësie vetëm për deputetët e kuvendit të ardhshëm për konsultime më të detajuara me ekspertët ligjor e kushtetutes.
LSDM kishte propozuar që ndalimi për shtetësisë së dyfishtë të bëhej me ligj për deputetët aktual por edhe për anëtarët e qeverisë, që nuk është propozuar fillimisht nga VMRO-DPMNE e Mickoskit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër