Mickoski paralajmëron rekonstruksion të Qeverisë deri në qershor

Nga admin
476 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 6 shkurt – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, paralajmëroi se në periudhën në vijim pritet rekonstruksion i një pjese të resorëve brenda kabinetit qeveritar, ndërsa ndryshime të mundshme mund të ketë edhe në disa institucione shtetërore.

Sipas Mickoskit, procesi i riekipimit të strukturave do të zhvillohet gradualisht, ndërsa rekonstruksioni i Qeverisë pritet të realizohet gjatë muajit maj, ose më së voni deri në qershor.

Ai theksoi se deri më tani nuk është bërë një analizë e detajuar për performancën e resorëve, por një vlerësim i tillë do të realizohet në periudhën që vjen dhe mbi atë bazë do të merren vendimet për ndryshime.

Mickoski shtoi se qëllimi i këtij procesi është rritja e efikasitetit dhe funksionalitetit të Qeverisë, në përputhje me prioritetet politike dhe nevojat e qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër