Mickoski udhëton në Bruksel për kongresin e grupit më të madh politik në Evropë

Nga B.M
1,009 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup/Bruksel, 18 Mars, Zhurnak.mk – Kryetari i VMRO-DPMNE dhe Kryemnistër, Hristijan Micskoski, ka udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në kongresin e Partisë Popullore Evropiane (ang. EPP), i cili mbahet në prag të Këshillit Evropian të krerëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, shkruan Zhurnal.mk.

Në kongresin e EPP do të jenë edhe Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, e cila vjen nga partia gjermane CDU, e cila po ashtu është anëtare e grupimit më të madh politik në Evropë, por edhe të tjerë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, poashtu do të jetë aty. Metzola vjen nga Partia Nacionaliste (PM) nga Malta.

“Kryeministri dhe Presidenti i VMRO-DPMNE-së, Prof. Dr. Hristijan Mickoski, me një delegacion partiak të përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv Stefan Andonovski, do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Bruksel nga sot dhe për dy ditët e ardhshme, në të cilin janë ftuar edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, si dhe Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola,” thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE.

U bënë 50 vite nga themelimi i kësaj familjeje politike.

Sipas komunikatës së VMRO-DPMNE prania e Mickoski dhe delegacionit të VMRO-DPMNE-së në këtë takim të nivelit të lartë “është një konfirmim i angazhimit të fortë të Republikës së Maqedonisë ndaj integrimit evropian, si dhe për përfshirje aktive në proceset që përcaktojnë të ardhmen e Evropës.”

Nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në kongresin e EPP marrin pjesë edhe Kryetari i Partisë Demokratike (PD) Sali Berisha, Kryeministrja e Bosnjë e Herzegovinës (BeH) Borjana Kristo (nga partia kroate HDZ-BeH), si dhe Zëvendës-Kryeministri boshnjak i Malit të Zi Ervin Ibrahimovic.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër