Milloshoski: Tani është koha e duhur për qasje të re strategjike drejt zgjerimit të Bashkimit Evropian

Nga D. V.
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shkurt – Rasti i Maqedonisë lidhur me integrimet evropiane është i posaçëm, sepse shteti shpesh ka bërë koncesione të mëdha, ka reflektuar reforma të dukshme, por si kundërpërgjigje ende nuk e ka marrë fillimin e merituar të negociatave me BE-në. Megjithatë, fokusi ynë vazhdon të jetë përmbushja e qëllimeve të cilat së bashku me Komisionin evropian i futëm në Agjendën reformuese, theksoi nënkretari i Kuvendit, Antonio Milloshoski gjatë fjalimit në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve nga Evropa Juglindore dhe vendet e Grupit të Vihegradit, që sot po mbahet në Budapest.

Gjithashtu, potencoi Milloshoski, pozicioni ynë tërësisht i harmonizuar në rpaort me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së është edhe një tregues se ndajmë vlrea të përbashkëta.

“Prandaj sot kemi dy porosi. E para është falënderimi ndaj Polonisë, Hungarisë, Çekisë dhe Sllovakisë për mbështetjen e tyre të përhershme për Maqedoninë. Dhe e dyta, drejtuar përfaqësuesve të BE-së – të jeni të sigurt se integrimi i të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor do të jetë i dobishëm për të gjithë, me çka vetë Evropa do të jetë aktore më e fuqishme në nivel global. Tani është koha e duhur për qasje të re strategjike drejt zgjerimit të Bashkimit Evropian”, tha Milloshoski.

Nënkryetari i Kuvendit, Milloshoski paraprakisht pati takim me kryetarin e Senatit të Republikës së Çekisë, Millosh Vistriçil, ku u konstatua se avancimi i bashkëpunimit mes vendeve nga Grupi i Vishegradit me shtetet nga Ballkani Perëndimor është proces i dobishëm i ndërsjelltë për shfrytëzimin e potencilaeve ekonomike, si dhe për harminizim më të mirë të qëndrimeve lidhur me sfidat globale për Evropën.

Konferenca e kryetarëve të parlamenteve të vendeve nga Evropa Juglindore, që bëhet në organizim të Kuvendit nacional të Hungarisë, është forum tradicional ndërparlamentar që organizohet prej vitit 2004/2005 dhe paraqet platformë të rëndësishme për dialog politik dhe bashkëpunim parlamentar mes vendeve të Evropës Juglindore.

Fokusi i konferencës është kahëzuar drejt bashkëpunimit rajonal, integrimit evropian dhe përballjes së përbashkët me sfidat aktuale politike, ekonomike dhe të sigurisë në rajon.

Temë qendrore e sesionit të parë është “Gjendja e zgjerimit në rajonin e Evropës Juglindore”, ndërsa sesioni i dytë i kushtohet “Investimeve evropiane dhe ndërlidhjeve energjetike – sfida dhe mundësi në rajon”.

Në konferencë janë paraparë fjalime të përfaqësuesve të lartë të vendit nikoqir, si dhe të përfaqësuesve të BE-së dhe organizatave ndërkombëtare, pas çka so të pasojnë diskutime dhe paraqitje të pjesëmarrësve. Në pjesën përfiundimtare është planifikuar miratimi i deklaratës së përbashkët parlamentare, si dhe takime bilaterale mes delegacioneve. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër