Miloshoski për 23 Tetorin: Maqedonia është ideal dhe amanet që na obligon ta ndërtojmë të ardhmen e saj

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 tetor, Zhurnal.mk – Antonio Milloshoski ka uruar qytetarët me rastin e 23 Tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, duke përcjellë një mesazh për respekt ndaj trashëgimisë revolucionare dhe përgjegjësi ndaj së ardhmes së Maqedonisë.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Milloshoski theksoi se Maqedonia në vetvete përfaqëson një ideal, ndërsa Organizatën e Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO) e përshkroi si ruajtëse historike të këtyre idealeve.

Ai bëri të ditur se me vendosjen e luleve të freskëta është nderuar kujtimi i themeluesve të Organizatës, të cilët i cilësoi si “idealistë të palëkundur”, të përkushtuar ndaj ëndrrës për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur.

Sipas Milloshoskit, vepra e tyre ka lënë një amanet që i obligon brezat e sotëm ta ruajnë kujtesën historike, t’i nderojnë sakrificat dhe të kontribuojnë me përgjegjësi për të ardhmen e shtetit.

“Respekt për të kaluarën, përgjegjësi për të tashmen dhe besim në të ardhmen. Rroftë Maqedonia!”, porositi Milloshoski në urimin e tij me rastin e festës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër