Ministri Bekim Sali është zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar për Eurointegrime

Nga B.M
304 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 janar – Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot e zgjodhi ministrin e Çështjeve Evropiane, Bekim Sali për anëtar të Këshillit Kombëtar për Eurointegrime, ndërsa e konfirmoi edhe propozimin për anëtarë të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

Anëtarët e Komisionit, njëzëri e zgjodhën ministrin e ri të Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, si anëtar të Këshillit Kombëtar për Eurointegrime, në vend të ish-ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.

Në seancën e sotme u pranua kërkesa e Mile Stojanovski për tërheqjen e kandidaturës së tij për anëtar të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi dhe në vend të tij u propozua Linko Bejzarovski. Me këtë ndryshim, Kuvendit iu dorëzua një listë e përditësuar e kandidatëve, e cila tani përfshin: Linko Bejzarovski, politolog i diplomuar dhe doktor i shkencave historike nga fshati Pllasnicë; Natasha Amdiu, juriste e diplomuar dhe magjistre e shkencave juridike nga Berova; si dhe Gjihan Ahmed, jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike nga Shkupi.

Shtesë, Komisioni konstatoi se pas shpalljes publike për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, u paraqitën vetëm dy kandidatë, dhe njëri prej tyre nuk dorëzoi dëshmi se ka të paktën tetë vjet përvojë pune në fushën e informimit dhe shkencave juridike.

Për këtë arsye, Komisioni kuvendor vendosi që thirrja të anulohet, ndërsa në periudhën e ardhshme do të shpallet një thirrje e re publike për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër