Ministri Hoxha nënshkruan marrëveshtjen për rritje pagash në ministrinë e tij

Nga D. V.
406 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 mars, Zhurnal.mk – Është nënshkruar sot një marrëveshje midis Ministrisë së Mjedisit dhe sindikatave të vendit, e cila përfshinë rritje graduale të pagave për të punësuarit në këtë ministri, por edhe për përfitime të tjera për të njëjtit.

Nënshkrimi i marrëveshjes së parë kolektive në këtë ministri është bërë nga Ministri Muhamet Hoxha, Kryetari i Sindikatës së punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, Tërpe Deanovski, e Kryetarja e Organizatës Sindikale Martina Spasovska Toceva.

Hoxha me këtë rast sqaroi se me këtë marrëveshtje parashihet rritje graduale e pagave për të punësuarit në ministri me 7%, duke filluar nga marsi i vitit 2026, si dhe rritje shtesë në vitet 2027 dhe 2028.
Parashihet gjithashtu përmirësimi i kushteve për të gjithë të punësuarit, përmes:

Hoxha po asht sqaroi se me marrëveshje parashihet harmonizimi i pagave për kategoritë e tjera; kompensimii për punë nate dhe me ndërrime; rregullim i pagesës së shpenzimeve të transportit; puna gjatë festave dhe punës jashtë orarit; i shpërblimeve jubilare; mekanizmave të përforcuar për mbrojtje nga ngacmimi si dhe përmirësim të sigurisë në punë.
Ministri tha se marrëveshtja e nënshkruar është “dëshmi e vlerësimit të punës së punëtorëve dhe avancimit të të drejtave të tyre.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër