Tiranë, 7 korrik Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ndodhet në Ankara të Turqisë ku po mbahet Samiti i 36-të i NATO-s.
Në margjinat e samitit, Ministri Hoxha zhvilloi një takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Anita Anand.
Hoxha dhe Anand u dakordësuan për forcimin e mëtejshëm të dialogut politik mes dy vendeve, si dhe shtimin e përpjekjeve për më shumë mundësi të reja për zgjerimin e bashkëpunimit.
Ministri i Jashtëm theksoi rritjen e bashkëpunimit veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe tregtisë.
Në këtë drejtim, u veçua nisja e fluturimeve direkte midis Tiranës dhe Torontos, të cilat do të forcojnë më tej lidhjet dhe shkëmbimet midis qyetarëve.
Takimi u fokusua edhe në iniciativën për krijimin e Bankës së Mbrojtjes, Sigurisë dhe Qëndrueshmërisë, për të mbështetur zhvillimin e aftësive të mbrojtjes, sigurisë dhe qendrueshmërisë.
“Ne ramë dakord që krijimi i Bankës së Mbrojtjes, Sigurisë dhe Qëndrueshmërisë, që synon krijimin e një mekanizmi financiar shumëpalësh për të mbështetur zhvillimin e aftësive të mbrojtjes, sigurisë dhe qendrueshmërisë, do të japë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e objektivave tona të përbashkëta”, shkroi Ministri në X.
Hoxha dhe Anand shkëmbyen pikëpamje mbi dinamikën aktuale të sigurisë në Evropë, duke riafirmur mbështetjen e palëkundur për Ukrainën.
