Ministri Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike dhe shteti i së drejtës, në themel të rrugës evropiane të Shqipërisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 tetor, Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend.

Gjatë takimit, Ministri Hoxha nënvizoi angazhimin e palëkundur të Qeverisë ndaj lirive demokratike, përfshirë të drejtën themelore për manifestim paqësor. Ai theksoi se dhuna, vandalizmi dhe sulmet ndaj pronës publike apo private nuk mund të pranohen si mjete legjitime të shprehjes politike apo të çfarëdo forme tjetër të shprehjes, një parim që vlen si në Shqipëri ashtu edhe kudo tjetër në Evropë.

Në diskutime u trajtua gjithashtu rëndësia e ruajtjes së stabilitetit institucional, respektimit të shtetit të së drejtës dhe garantimit të ligjshmërisë e proporcionalitetit të të gjitha veprimeve të autoriteteve publike.

Duke u ndalur te procesi i integrimit evropian, Ministri theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një objektiv strategjik kombëtar.

“Momentet e vështira duhet të forcojnë vendosmërinë tonë dhe jo të na shmangin nga reformat, standardet demokratike dhe përgjegjësitë që burojnë nga ambicia jonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

Ministri Hoxha vlerësoi shkëmbimin e hapur me partnerët evropianë dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm me Shqipërinë në funksion të synimit të përbashkët për një të ardhme në Bashkimin Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër