Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, një domosdoshmëri strategjike

Nga Xh M
449 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 mars – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) në Ballkanin Perëndimor është një domosdoshmëri strategjike.

Në kuadër të vizitës së tij në Spanjë, ministri Hoxha ka zhvilluar një vizitë në Institutin Mbretëror Elcano, ndërkohë në një reagim në rrjetet sociale, kryediplomati i Shqipërisë ka theksuar se ka patur “një shkëmbim të shkëlqyer mendimesh”.

“Zhvilluam një analizë të thelluar mbi zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor si një domosdoshmëri strategjike, si dhe diskutuam sfidat komplekse me të cilat përballen aktualisht si BE-ja, ashtu edhe NATO. Ndamë gjithashtu këndvështrime mbi zhvillimet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme”, ka theksuar ai.

Hoxha ka shtuar se kanë patur reflektime dhe vlerësime të çmuara që kontribuojnë sipas tij për një Evropë më të sigurt, më të fortë dhe më të integruar.

Ministri Hoxha zhvilloi një vizitë zyrtare në Spanjë, ndërkohë u takua me ministrin spanjoll të Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian (BE) dhe Bashkëpunimit, Jose Maneel Albares Bueno dhe zyrtarë të tjerë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër