Ministri i Jashtëm i Çekisë, Petër Macinka, për vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut

Nga D. V.
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk –  Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Petër Macinka, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të vizitës, ministri çek do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski. Takimi do të mbahet në Ohër, ku më pas do të zhvillohet edhe një seancë plenare ndërmjet delegacioneve të dy ministrive.

Pas përfundimit të takimeve, Mucunski dhe Macinka do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në Vilën “Ohër”, ku pritet të prezantojnë rezultatet e bisedimeve dhe të adresojnë çështje me interes të përbashkët për dy vendet.

Gjatë qëndrimit në vend, ministri i Jashtëm i Çekisë do të marrë pjesë edhe në aktivitetet e Këshillit të Ambasadorëve, i cili pas disa vitesh do të organizohet sërish në Maqedoninë e Veriut. Macinka do të jetë një nga folësit kryesorë në këtë forum diplomatik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër