Ministri Mucunski dhe udhëheqësia e MASIT me aktivitete të përbashkëta për stimulimin e eksportit dhe investimeve të reja

Nga B.M
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 janar – Rezultate më të mira ekonomike të shtetit me eksport më të madh të mallrave dhe shërbimeve dhe tërheqje të investimeve të reja pret ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme Timço Mucunski nga bashkëpunimi që e njofton me mobilizimin e përfaqësive konsullare diplomatike me odat ekonomike.

Mucunski sot e vizitoi Odën Ekonomike për Teknologji Informatike dhe të Komunikimit – MASIT para udhëheqjes të së cilës prezantoi planin e aktiviteteve dhe masave që si Ministri e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të ndërmarrin për stimulimin e eksportit, veçanërisht të shërbimeve dhe për tërheqjen e investitorëve të rinj, me qëllim të rezultateve më të mira ekonomike të shtetit.

“Patëm një koncept prej katër pikash, që do të thotë mobilizim i kompanive tona, mobilizim i burimeve të shtetit në shtet, por gjithashtu edhe model i ri i mobilizimit të përfaqësive tona diplomatike konsullore. Në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë në vepër t’i zbatojmë së bashku me odat ekonomike, me kompanitë e Maqedonisë, këto masa dhe gjtihsesi shpresojmë në rezultate më të mira ekonomike, të cilat do të vlejnë vlerë më të madhe të shtuar për ekonominë e Maqedonisë”, deklaroi Mucunski.

MASIT, siç tha kryetari Jordan Dimitrovski, i mbështesin aktivitetet që i paralajmëron ministri.

Objektikat e MASIT si odë ekonomike e industrisë ITK janë të qarta, sa më shumë kompani vendore në tregjet ndërkombëtare, sa më shumë nënshkrime të marrëveshjeve nga aspekti i vlerës së shtuar të produkteve dhe zhvillim më të madh të kompanive të Maqedonisë nga pikëpamja e eksportit”, deklaroi Dimitrovski.

Vizita e MASIT është pjesë e serisë së takimeve të punës që ministri Mucunski i filloi këtë javë me menaxhmentet e odave ekonomike dhe organizatave të lidhura. Paraprakisht, ekipi i MPJTJ ishte për vizitë në organizimin “Maqedonia 2025”. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër