Ministri shqiptar: Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro

Nga Xh M
952 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blenxi Gonxhja, tha se qeveria ka refuzuar zhvillimin e një koncerti në Shqipëri të këngëtares Jennifer Lopez, për shkak të garancisë së madhe financiare që ajo kërkoi.

“Kemi refuzuar JLo se donte 2 milionë euro garanci nga protesta. Nëse do të ketë protesta donte garanci dhe ne nuk e pranuam”, deklaroi Gonxhja në Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, ku po diskutohet Akti Normativ i Qeverisë për dhënien e një financimi prej 4,2 milionë eurosh për zhvillimin e koncertit të Kanye West.

Gonxhja mbrojti vendimin e qeverisë për dhënien e shumës për sigurimin e zhvillimit të koncertit, duke thënë se, sipas një vlerësimi paraprak, më së paku në arkat e shtetit janë kthyer 6,5 milionë euro.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër