Ministria e Arsimit: Rihapen më 9 shtator aplikimet për Formularin A1Z në e-Albania

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Për maturantët që ende nuk janë regjistruar në universitet për  vitin akademik 2026-2027 më 9 shtator rihapen aplikimet për Formularin A1Z në platformën e-Albania.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, aplikimet do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 16:00.

Maturantët që nuk kanë përfunduar ende procesin e regjistrimit në universitet mund të aplikojnë online përmes platformës e-Albania, duke plotësuar Formularin A1Z brenda orarit të përcaktuar.

Rihapja e aplikimeve synon t’u japë një mundësi të fundit maturantëve që nuk kanë arritur të regjistrohen gjatë fazave të mëparshme, për të vijuar procedurat për ndjekjen e studimeve universitare në vitin akademik 2026-2027.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër