Ministria sinjalizon përsëri për porosi mashtruese nga Filipina për kinse shkelje trafiku

Nga D. V.
167 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 Maj, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme sot përsëri sinjalizoi se qytetarëve të vendit ditëve nga një numër telefoni nga Filipinet po vazhdojnë t’iu dërgohen porosi mashtruese për kinse shkellje të rregullave të komunikacionit dhe po u kërkojnë pagesa, shkruan Zhurnal.mk .

“Sektori i Krimit Kompjuterik në Byronë e Sigurisë Publike dhe Departamenti i Sigurisë Kibernetike në Departamentin e Informatikës dhe Telekomunikacionit në Ministrinë e Brendshme informojnë publikun se është vërejtur një dukuri e shpeshtë ditët e fundit, ku persona të panjohur nëpërmjet një numri telefoni të huaj +639606963624 u dërgojnë përdoruesve maqedonas porosi në lidhje me një shkelje të dyshuar të trafikut dhe kërkojnë pagesë me kartë pagese për të njëjtën në një faqe interneti të rreme http://mvr.govmk.cam/mk,” tha ministria në komunikatë.

“Ata e kryejnë mashtrimin në atë mënyrë që, pasi personat klikojnë në lidhjen e lënë në mesazh, kjo çon në një faqe interneti të rreme të Ministrisë së Brendshme ku ju kërkojnë të futni numrin e targës nga automjeti juaj dhe më pas ju çojnë në një dritare të re ku është regjistruar një shkelje për ju dhe kërkojnë një pagesë prej 1500 denarësh për të,” sqaroi ministria, dhe u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos u besojnë porosive që vijnë nga një faqe interneti jolegjitime e Ministrisë, as të lënë të dhënat e tyre personale dhe të dhënat e kartës së pagesës, të cilat më pas bëhen cak i keqpërdorimit.

“Sektori i Krimit Kibernetik në Ministrinë e Punëve të Brendshme gjithashtu u bën thirrje qytetarëve dhe personave juridikë që të mos hapin lidhje të dyshimta dhe dokumente të bashkangjitura në mesazhe që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar dhe të njohur, në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji,” tha ministria.
Një sinjalizim të ngjashëm ministria e kishte bërë për herë të parë edhe me 4 Maj. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër