Mjalti i bletëve mund të zbulojë sesa i pastër është qyteti juaj

Nga D. V.
769 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një studim i ri ka zbuluar se mjalti i bletëve mund të ndihmojë në monitorimin e ndotjes në qytete.

Sipas këtij studimi, ato mund të ndihmojnë në identifikimin e burimeve të sakta të ndotësve mjedisorë, siç është plumbi, transmeton lajmi.net.

Studimi, i botuar në revistën ‘Nature Sustainability’, analizoi mjaltin nga bletët urbane në gjashtë lagje.

Studiuesit testuan për nivelet e të plumbit, zinkut, bakrit dhe elementeve të tjera dhe kryen analiza të izotopeve të plumbit – të ngjashme me shenjat e gishtërinjve – për të identifikuar se nga ku erdhi plumbi.

“Lajmi i mirë është se përbërja kimike e mjaltit reflekton mjedisin e saj, i cili është jashtëzakonisht i pastër”, tha Kate E Smith, kandidate për doktoraturë në Universitetin e ‘British Columbia’ në Kanada.

“Ne gjithashtu gjetëm se përqendrimi i elementeve u rrit, aq më afër që arrinim në qendër të Vancouverit”, tha Smith në një deklaratë.

Ambienti në Vancouver është shumë më poshtë mesatares të vendosur mbarë botën në aspektin e pastërtisë, i cili përmban metale të rënda si plumbi.

Një i rritur në këtë zonë duhet të konsumojë çdo ditë më shumë se 600 gramë ose dy gota me mjaltë për të tejkaluar nivelet e tolerueshme, shkruan lajmi.net, transmeton Klan Kosova.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër