Shkup, 30 janar – Dukshmëri e zvogëluar deri në 70 metra dhe paraqitje e mjegllës këtë mëngjes ka në aksin rrugor Tetovë – Gostivar, informon LAMM.
Në aksin rrugor P-1302 Berovë – Strumicë (afër fshatit Ratevë) për shkak të një orteku të madh trafiku zhvillohet rreth një deviijimi të formuar në gjatësi prej 50 metra.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

