Mot i ndryshueshëm me vranësira me temperaturë deri 10 gradë

Nga admin
194 e lexuar

Shkup, 23 janar  – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha më të gjata dielli. Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -2 deri 2, ndërsa ajo maksimale prej 6 deri 10 gradë. 

Në Shkup mot i ndryshueshëm me periudha dielli. Paradite do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të bie deri -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 7 gradë. 

Sipas DPHM-së, deri të shtunën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me rritje të temperaturës ditore. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Nga e shtuna në fund të ditës priten reshje lokale të shiut, ndërsa në male të borës. Reshje më të dendura do të ketë të dielën në orët e pasdites dhe të natës, kur në vendet më të larta do të kalojnë në borë. Reshjet do të vazhdojnë edhe të hënën. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër