Mot me vranësira të ndryshueshme me shi, reshje të dendura në perëndim dhe ftohje nga e diela

Nga B.M
616 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shkurt – Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa vende me reshje të lehta shiu. Në pjesët perëndimore të vendit do të mbizotërojë mot me vranësira me reshje të dendura shiu, mbi 15 litra për metër katror. Do të fryjnë erë mesatare, herë pas here e fortë, informojnë nga DPHM.

Temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë nga 6 deri në 14 gradë.

Sipas paralajmërimeve të DPHM-së, reshje të reja priten të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme, kur do të ketë ftohje të motit e ndjekur me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në male dhe në disa nga vendet më të larta reshjet do të shndërrohen në borë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër