Moti sot

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 nëntor Zhurnal.mk – Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha të shkurtra me diell.

Gjatë orëve të pasdites dhe gjatë natës, në pjesët perëndimore të vendit pritet të ketë kushte për reshje lokale shiu, ndërsa në zonat më të larta malore mund të ketë reshje të dobëta bore.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Në Shkup, paraditja do të jetë kryesisht me diell, ndërsa gjatë mbrëmjes pritet mundësi për reshje lokale shiu. Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, nga drejtime të ndryshueshme.

artikuj të ndërlidhura