Moti sot me vranësira, temperatura deri në 16 gradë

Nga D. V.
985 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Moti sot me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit dhe paradite në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje të dobëta të shiut. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 16 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsiusë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër