Agjencia Zhurnal.mk

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 29 mars – Zhurnal.mk – Moti sot pritet të jetë me diel dhe me vranësira mesatare. Në pjesët jugore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët në drejtim veri-perëndimor.

Temperatura gjatë mëngjesit do të lëvizë prej 0 deri gjashtë gradë celsius, ndërsa temperatura ditore nga tetë deri 18 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira mesatare dhe me diell ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 17 gradë celsius.

Moti gjatë ditëve në vijim do të jetë me vranësira. Reshje intensive pritet të ketë të mërkurën kur do të fryjë erë në drejtim verior dhe moti do të jetë më i ftohët, ndërsa në vendet më malore pritet të ketë borë.

Temperaturat maksimale të hënën do të arrijnë deri në 19 gradë celsius, ndërsa të martën deri 15 gradë celsius. Të mërkurën do të kemi rënie të temperaturave deri në nëntë gradë celsius

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...