MPB-ja alarmon qytetarët: Kujdes nga SMS-të e rreme të “Qytetit të Sigurt”, mund t’ju vjedhin të dhënat bankare

Nga D V
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka paralajmëruar qytetarët për një valë të re sulmesh phishing, përmes mesazheve të rreme SMS dhe postës elektronike, të cilat pretendohet se dërgohen nga sistemi “Qyteti i Sigurt”.

Në mesazhet mashtruese përfshihet një lidhje e rreme, përmes së cilës qytetarët udhëzohen të paguajnë një gjobë të pretenduar për shkelje në komunikacion. MPB-ja u bën thirrje qytetarëve të mos hapin lidhje të dyshimta dhe të mos vendosin të dhënat e kartelave bankare, fjalëkalimet apo të dhëna të tjera personale në faqe të panjohura.

Nga MPB-ja sqarojnë se njoftimet autentike SMS për shkeljet në trafik duhet të dërgohen nga emërtimi “MVR-SC” dhe të përmbajnë edhe targën e automjetit.

Institucioni rekomandon përdorimin e autentifikimit me dy faktorë për llogaritë online, si dhe raportimin e menjëhershëm të mesazheve të dyshimta tek institucionet kompetente ose bankat.

Ndërkohë, Sektori për Krim Kompjuterik po vazhdon hetimet për identifikimin dhe sanksionimin e autorëve të këtyre tentativave për mashtrim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër