MPB: Qytetarët t’i përditësojnë të dhënat e tyre për “Qytetin e Sigurt” në sportelin e posaçëm në TVM ose në stacionet e kontrollit teknik

Nga B.M
490 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 janar – Ministria e Brendshme kujton se qytetarët duhet të përditësojnë të dhënat e tyre të “Qytetit të sigurt” në sportelin e posaçëm në MTV ose në stacionet e inspektimit teknik.

“Ministria e Punëve të Brendshme i rikujton qytetarët se në sportelin e posaçëm në Departamentin e Çështjeve Civile, në ndërtesën e TVM-së (kati përdhes) në Shkup, i cili punon çdo ditë pune në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 17:00, mund të paraqesin kërkesë për ndryshimin e dhënave të kontaktit të cilat i kanë dorëzuar gjatë regjistrimit të automjeteve, nëse ka pasur ndonjë ndryshim ose në rast se kanë marrë ndonjë njoftim me të dhëna të pasakta”, njofton MPB-ja.

E njëjta gjë mund të bëhet edhe në stacionet e kontrollit teknik të automjeteve në vend ku është i caktuar një referent i deleguar i MPB-së.
 
MPB njofton se me hapjen e këtij sporteli, Ministria e Punëve të Brendshme edhe një herë konfirmon zotimin, transparencën dhe përkushtimin e saj në të mirë të sigurisë dhe nevojave të qytetarëve. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër