Muamer Seferi është u.d. drejtor i ri i NP “Parqe dhe Gjelbërime”

nga D. V.

Shkup, 2 janar – Muamer Seferi zyrtarisht mori detyrën e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Ai vjen në këtë pozicion si kuadër i Koalicionit VLEN, përkatësisht nga Lëvizja BESA.

Vetë Seferi e konfirmoi informacionin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se ky pozicion përfaqëson “besim të madh dhe një detyrim serioz” për të.

Në fjalimin e tij të parë, drejtori i ri në detyrë njoftoi se do të punonte në interes të së mirës publike.

“Ky funksion përfaqëson një besim të madh dhe një detyrim serioz për të punuar me përkushtim, transparencë dhe profesionalizëm në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik. Jam i bindur se përmes punës së ndershme, menaxhimit efikas dhe bashkëpunimit institucional, do të arrijmë rezultate konkrete në përmirësimin e hapësirave të gjelbra dhe shërbimeve publike”, thotë ndër të tjera, u.d. drejtori Seferi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More