Mucunski: Mbrëmë edhe 109 shtetas të Maqedonisë arritën në Prishtinë nga Lindja e Mesme

Nga D. V.
1,130 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 mars – Mbrëmë, një aeroplan special me 151 pasagjerë nga Lindja e Mesme, konkretisht nga Katari, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Bahreini, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtines, njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Nga numri i përgjithshëm i pasagjerëve, 109 ishin shtetas të Maqedonisë, ndërsa pjesa tjetër vinin nga vende të ndryshme të tjera.

Mucunski theksoi se me këtë fluturim të tretë të organizuar, shtetasit e RMV-së nga rajoni u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me një plan të përgatitur më parë, në koordinim të ngushtë me institucionet kompetente.

Pasagjerët u transportuan më parë në Riad me transport të organizuar, nga ku fluturimi special i nxori ata nga zonat e prekura.

“Siguria e qytetarëve tanë është dhe mbetet përparësia jonë kryesore. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të vazhdojë të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve tanë që kanë nevojë për mbështetje në rajonet e krizës”, shkroi Mucunski në profilin e tij në Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër