Mucunski në vizitë zyrtare në Kiev: Siguria e Ukrainës është siguri evropiane

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot realizoi një vizitë njëditore zyrtare në Kiev, Ukrainë, me ftesë të ministrit të Jashtëm ukrainas, Andrij Sibikha.

Gjatë vizitës, për të cilën Mucunski theksoi se ka udhëtuar mbi 20 orë me avion, tren dhe automobil, u zhvilluan bisedime bilaterale për bashkëpunimin dhe sfidat e sigurisë.

“Diskutuam për thellimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe bashkëpunimit bilateral, perspektivën evropiane dhe sfidat aktuale të sigurisë. E konfirmova mbështetjen tonë të fortë dhe të vazhdueshme për Ukrainën dhe për parimet e sovranitetit, integritetit territorial dhe të drejtës ndërkombëtare”, deklaroi Mucunski.

Ai nënvizoi mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke theksuar se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë.

“Qëndrojmë me Ukrainën. Ukraina është shtet sovran. Integriteti territorial i saj duhet të respektohet. Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, tha Mucunski.

Ministri porositi se për arritjen e paqes së qëndrueshme është e nevojshme veprim i përbashkët i partnerëve ndërkombëtarë dhe paralajmëroi mbështetje për procesin e ardhshëm të rindërtimit.

“Siguria e Ukrainës është siguri evropiane. Udhëheqja amerikane dhe përgjegjësia evropiane duhet të veprojnë së bashku për të krijuar kushte për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Mbështetja jonë do të vazhdojë, dhe kur të vijë koha për rindërtim, duam të jemi këtu jo vetëm si miq, por edhe si partnerë në rimëkëmbjen e Ukrainës”, theksoi Mucunski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër