Muçunski në vizitë zyrtare në Paris, takime me zyrtarë të lartë francezë

Nga B.M
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Muçunski, po qëndron sot për një vizitë pune në Paris.

Gjatë qëndrimit, ai pritet të zhvillojë takime me ministrin për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad, si dhe me Bertrand Buchwalter, këshilltar për Evropën kontinentale dhe Turqinë, si dhe presidentit të francez Emmanuel Macron.

Sipas njoftimit të Ministrisë, në fokus të bisedimeve do të jenë avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve bilaterale, riafirmimi i mbështetjes franceze për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, si dhe shkëmbimi i mendimeve për çështje aktuale rajonale, evropiane dhe globale.

Në kuadër të vizitës, është paraparë edhe një takim me Jérôme Filippini, drejtor i Institutit Kombëtar për Shërbime Publike të Francës (INSP), pritet të nënshkruhet një Deklaratë për qëllime bashkëpunimi midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Institutit Kombëtar të Shërbimeve Publike të Republikës Franceze.

Vizita vlerësohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe në thellimin e partneritetit në rrugën drejt integrimit evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër