Mucunski nis turneun diplomatik në Gjermani, Britani dhe Irlandë

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nga sot deri më 18 qershor do të zhvillojë vizita pune në Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ndalesa e parë e ministrit Mucunski do të jetë në Dyseldorf, kryeqyteti i provincës federale gjermane Rajna Veriore-Vestfalia.

Vizita realizohet me ftesë të ministrit për Çështje Federale, Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media të Rajnës Veriore-Vestfalisë, Nathanael Liminski.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, Britani dhe Irlandë, pritet që ministri Mucunski të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe partnerëve ndërkombëtarë, me fokus forcimin e bashkëpunimit bilateral, integrimin evropian dhe promovimin e interesave ekonomike dhe tregtare të vendit.

artikuj të ndërlidhura