Mucunski: Partneriteti Maqedoni e Veriut-SHBA, partneritet strategjik me rëndësi kyç për vendin

Nga Xh M
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 mars – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonia e Veriut, Timço Mucunski, deklaroi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën një partneritet strategjik me rëndësi kyç për vendin, transmeton Anadolu.

Në një intervistë në një televizion lokal, ai njoftoi se më 7 prill, Maqedonia së Veriut do të mbajë një sesion të Dialogut Strategjik në Washington.

“Ne do të jemi vendi i parë në Evropë që, në kuadër të kësaj administrate, do të zhvillojë një sesion të Dialogut Strategjik në Washington”, tha Mucunski.

Ministri informoi se delegacioni që do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara do të udhëhiqet prej tij, si kreu i delegacionit, dhe do të përfshijë edhe ministrin e brendshëm, atë të mbrojtjes, të transformimit digjital dhe atë të energjetikës.

Mucunski shprehu pritjen e tij që Dialogu Strategjik do të hapë diskutime serioze në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, si dhe se do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër