“Mund t’i bëjmë realitet ëndrrat e tyre” – Joan Laporta reagon ndaj dëshirës së Julian Alvarezit për t’iu bashkuar Barcelonës

Nga D. V.
1,505 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar ndaj raportimeve që lidhin sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, me një transferim te klubi katalunas gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi argjentinas deklaroi së fundmi se dëshiron të realizojë një ëndërr të karrierës së tij, e cila sipas raportimeve lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona.

“Është e qartë se ëndrrat bëhen realitet nëse punon fort dhe lufton për to”.

“Shumica e lojtarëve – dhe kjo na mbush me krenari – duan të vijnë te Barça”.

“Shpresojmë që të mund t’i bëjmë realitet ëndrrat e lojtarëve që duan të vijnë te Barça”, shtoi ai.

Barcelona nuk është e gatshme të heqë dorë nga ndjekja e Alvarezit, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të Atletico Madridit ndaj tentativave të klubit katalunas.

Drejtuesit e Barcelonës besohet se janë të bindur se dëshira e sulmuesit argjentinas për t’u larguar mund të ndikojë me kalimin e kohës në zbutjen e qëndrimit të Atletico Madridit.

Megjithatë, klubi madrilen pritet të kërkojë një shumë marramendëse për kartonin e tij, pasi tashmë ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Barcelona për transferimin e 26-vjeçarit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër