Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kumanovës

Nga Xh M
404 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 30 mars – Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Konëmbëtare (UÇK), Dilaver Rushiti nga fshati Çerkez i Kumanovës.

I ndjeri ishte pjesëmarrës në luftë dhe njihej si një luftëtar i përkushtuar, i cili dha kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për liri. Ai jetoi për vite me radhë si invalid i luftës.

Lajmi për vdekjen e tij ka prekur familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, të cilët e kujtojnë si njeri të respektuar dhe me vlera të larta njerëzore.

Ngushëllime të sinqerta i janë shprehur familjes, farefisit dhe miqve të të ndjerit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër