Ndahet nga jeta nxënësja Enisa Veseli, shkolla shpreh ngushëllime për humbjen e saj

Nga D. V.
1,144 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 03 qershor, Zhurnal.mk – Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, shkolla “cvetan dimov” Shkup, ka pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënëses Enisa Veseli.

Në një mesazh ngushëllimi, drejtoria, mësimdhënësit, nxënësit dhe stafi i shkollës kanë shprehur dhimbjen për humbjen e saj, duke theksuar se Enisa do të kujtohet përherë për mirësinë, sjelljen shembullore dhe buzëqeshjen që ua dhuronte të gjithëve.

“Enisa do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona. Kujtimi për të do të jetojë në zemrat tona”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Në këto momente të vështira, shkolla u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Veseli, të afërmve dhe miqve të saj.
Prehu në paqe, Enisa.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër