Ndalohen dy persona nga Shkupi në Mavrovë, policia u gjen marihuanë në makinë

Nga B.M
557 e lexuar
A+ A-
Rivendos

SPB Tetovë njofton se dje ka arrestuar dy persona në Mavrovë, tek të cilët është gjetur marihuanë.

“Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D”.

“Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër