Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Pa ujë sot nga ora 08:30 deri në përfundimin e aktiviteteve të punës do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Hristo Smirnenski”, “9 Maji”, “Roza Luksemburg”, “Dime Anicin”, një pjesë e bulevardit “Mitropolit Teodosij Gologanov”, si dhe rrugët “Vasil Stefanovski”, “Petar Pop Arsov”, “Kosturski Heroi” dhe “Borka Talevski”, në Shkup.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit informojnë se ndërprerja në furnizimin me ujë është për shkak të lidhjes së rrjetit të ri të ujësjellësit me diametër F-150 milimetra në bulevardin “Mitropolit Gologanov” te ish “Treska”.
Pa rrymë sot nga ora 08:00 deri në 11:30 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Slavej Planina”, “Prohor Pçinski” dhe “Joakim Krçovski” në komunën e Çairit, nga ora 09:00 deri në 12:00 një pjesë e Sonjës së Epërme në komunën e Sopishtes, si dhe shfrytëzuesit e kompanisë STH SHPK Shkup në rrethin e Staklarës dhe një pjesë e objekteve të rrethinës në komunën e Kisella Vodës.
Nga ora 09:00 deri në 14:00 pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve “Gjorgji Kapçev” 31, “Risto Avramovski” dhe “Dimitar Solev” në komunën e Aerodromit, ndërsa nga ora 09:00 deri në 13:00 ndërprerje në furnizimin me energji elektrike do të kenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Boro Kralevski” në Radishan, komuna e Butelit.
Nga QMK shtojnë se ndërprerjet në furnizimin me ujë dhe energji elektrike janë për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.
