Ndryshimet në Kodin Zgjedhor drejt finalizimit!

Nga D. V.
1,051 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 qershor, Zhurnal.mk – Grupi punues për reformat në legjislacionin zgjedhor mbajti sot mbledhjen e njëmbëdhjetë, në të cilën u shqyrtuan çështjet e mbetura të hapura dhe propozimet për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor, me qëllim zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Anëtarët e grupit punues shkëmbyen mendime lidhur me propozimet e dorëzuara nga partitë politike, ndërsa u konstatua se një pjesë e konsiderueshme e zgjidhjeve të propozuara janë harmonizuar dhe gëzojnë nivel të lartë konsensusi.

Sipas informacioneve, partitë politike gjatë ditës së nesërme duhet të deklarohen në mënyrë elektronike për disa propozime të caktuara, pas së cilës pritet të përgatitet versioni përfundimtar i zgjidhjes ligjore.

Projekt-ligji që do të dalë nga zgjidhjet e harmonizuara më pas do të dërgohet në procedurën e mëtejshme institucionale për miratim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër